Balliu: Astiri me 70 mijë banorë nuk ka shkollë dhe çerdhe, me 14 maj votë masive për ndryshimin

16:51, 02/04/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren, Eneida Ndoci ishte shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu.

Balliu është shprehur se Astiri i cili është një zonë me 70 mijë banorë nuk ka akoma një shkollë dhe një çerdhe, edhe pse Veliaj qëndron në pushtet prej gati 10 vitesh.

Plarent Ndreca ka bërë një status për një çerdhe që do ta ndërtojnë në Astir por e vërteta është se në këtë njësi ku jetojnë 70 mijë banorë nuk ka as shkollë e as çerdhe.

Çdo vit këtu premtohet shkolla dhe në fund nuk ka asnjë, për qytetarët e Astirit shkolla do të jetë në Laprakë, sepse vendet e shkollave i kanë zënë pallatet pa fund.

Nga 10 vite që janë në pushtet sillen si të jenë në opozitë dhe bëjnë premtime që duhet ti kishte mbajtur me kohë.

Këtu drejtësia nuk po vepron sepse kemi  dhe kandidatë të SPAK, Veliajn e ka vënë SPAKU, Bushin SPAKU, i Bulqizës është nga SPAKU.

Zona e Astrit është më e dërrmuara nga kjo qeveria, e vetmja gjë që këta bëjnë në këtë zonë është që ti vendosin gjoba bizneseve dhe qytetarët që takojnë Belind Këlliçin.

Reagimi erdhi për kopshtin dhe çerdhen pasi e denoncoi Këlliçi ndërsa këta pa turp thonë se do ta ndërtojmë ndërkohë që kanë 10 vite në pushtet.

Këllicin duhet ta votojnë qytetarët dhe brenda mandatit të parë të gjitha punët do të kryhen, sepse Veliaj është i lidhur me krimin dhe ndraghetën, një shtëpi në Tiranë kushton më shumë se një shtëpi në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco