VIDEO-SYRI TV/ Berisha: PD del fituese në zgjedhje, çdo votë për Alibeajn i shkon Ramës

13:04, 02/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrës së dy prillit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se 14 maji është një ditë e rëndësishme për demokracinë duke nënvizuar se fitorja e demokratëve në bastionin e veriut do të jetë e padiskutueshme.

Po ashtu, ndërsa fliste për gazetarët pas ceremonisë, ai u shpreh i sigurt se Partia Demokratike do të dalë fituese në këto zgjedhje.

‘Asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj, hovin e saj për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë,’ deklaroi ai.

Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, Berisha vijoi t’i cilësonte si pengje të ‘të cilët po i shërbejnë Ramës.’

‘Binomi, Basha, Alibasha përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite. Pengjet më të keqpërdorura në historinë politike të Shqipërisë. Çdo votë për ta është votë për Edi Ramën. Nuk ka diskutim që ata faktojnë që nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje sepse janë persona që shkelmojnë në radhë të parë mbi veten e tyre. Sillen si pengje pa asnjë lloj vlere.’

Sali Berisha u bëri thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të mos harrojnë që ‘geni i tyre është pluralizmi.’

Fjala e plotë e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Çdo vit që kalon, martirët e 2 prillit, Arben Broci, ish-themelues dhe anëtar e kryesisë së PD. Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Nazmiu 32, kurse tre të tjerët, 20-22 vjeç, bëhen më të mëdhenj, bëhen më të pavdekshëm me veprën dhe sakrificën e tyre sublime. Veçanërisht ata mbeten një burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë.

Por, ata mbeten gjithashtu një detyrim madhor absolut për PD, t’u rikthejnë shqiptarëve votën e lirë. Sot, e theksova edhe më parë: ne i nderojmë ata në një monizëm të shëmtuar, në një monizëm të egër, në një monizëm i cili referuar konventës së OKB për gjenocidin, ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve.

Në artikullin 3 të kësaj konvente thuhet: se krijimi i kushteve të kalkulueshme për t’u larguar nga vendi përbën akt gjenocidal. Dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri në këto vite. Ndaj edhe në këtë kontekst, sakrifica e tyre është një apel, është një kushtrim për çdo shqiptar që më 14 maj të votojnë për rivendosjen e pluralizmit. Të votojnë për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi anti-shqiptar dhe çnjerëzor që po i vjedh shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër në histori. Po i detyrojnë ata të largohen nga vendi i tyre, dhe që po shkreton Shqipërinë me një shpejtësi të rrufeshme.

Edhe njëherë një nderim të thellë veprës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit dhe familjarëve të tyre sot.

PD është e sigurtë që në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë, nuk e ndalon vrull, hovin, vendosmërinë e saj për t’iu rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ne jemi të betuar për këtë dhe do t’ua faktojmë shqiptarëve.

Unë për çdo demokrat kam një ftesë padiskutim. Të bashkohemi dhe të mos harrojmë se geni ynë është pluralizmi. Se ideali ynë është liria. Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Kurse, përsa i përket binomit Basha-Alibasha, ai përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, duhet të them pengjet më të keqpërdorura. Në historinë politike të Shqipërisë janë pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata, është votë për Edi Ramën.

S’ka diskutim që ata faktojnë se nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje, pasi ata janë persona që shkelmojnë në radhë të parë mbi veten e tyre, dhe në këtë kontekst kryejnë, sillen si pengje, pas asnjë lloj vlere.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco