Berisha nga Shkodra: Në breshëritë e partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm, martirët e 2 prillit

11:48, 02/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar edhe nga drejtuesit lokalë, familjarët dhe miqtë e martirëve të 2 prillit 1991 në Shkodër, është shprehur se 4 të rinjtë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu si dhe Besnik Ceka, ranë për tu bërë të pavdekshëm.

‘Së pari, unë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për familjarët e të rënëve që janë sot midis nesh në këtë 32 vjetor të martirizimit të bijve të tyre. Sot në zemrat tona, në mendjen tonë, bijtë tuaj dhe të Shkodrës, në zemrat e mbarë qytetarëve të Shkodrës dhe njerëzve liridashës kudo, ata janë dhe mbeten më të gjallë se kurrë.

Ne përulemi sot me nderimin më të madh para sakrificës së tyre. Para sakrificës së Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës. Të rinj të cilët, 32 vite më parë mbushën këtë shesh për të protestuar paqësisht për votën e lirë.

Për të protestuar kundër një diktature, e cila në një akt barbar zgjodhi kremtojë votën e rrëmbyer, zgjedhjet e rrëmbyera, me një masakër që Shkodra nuk e kishte parë në histori. Në breshëritë e falangave terroriste, të partisë terroriste, ranë për t’u bërë të pavdekshëm martirët e 2 prillit’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco