Teliti: Nëse Rama do të taksonte me 50% PPP-të, do të mblidheshin shumë më tepër para

Teliti: Nëse Rama do të taksonte me 50% PPP-të, do të mblidheshin shumë më tepër para

11:22, 02/04/2023
A+ Aa A-

Ekonomisti, Dorian Teli ka akuzuar qeverinë se ka shpërndarë lëmosha për pensionistët ndërsa sipas tij mjafton një taksim 50% ndaj PPP-ve e do mblidheshin shumë më tepër para.

Teliti është shprehur se nëse pensionistët i duan aq shumë jo thjesht ti indeksojnë pensionet me normën e inflacionit të përgjithshëm, por ti rrisin ato me të paktën normën e rritjes së çmimeve të shportës së konsumit të pensionistit shqiptar

Postimi i Telitit:

Mjaftonte një taksim i jashtëzakonshëm prej 50% të fitimit ndaj vetëm 3 biznese të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të energjisë për ti dhënë një "shpërblim-lëmoshë" pensionistëve në prag fushate.

Imagjinoni sikur KM të vendoste këtë taksim të jashtëzakonshëm prej 50% edhe për bizneset e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi apo rrugëve të florinjta të dhëna me PPP.

Shume i bukur do ishte ky taksimi 50% ndaj PPP-ve...do mblidheshin shumë më tepër para...ahhh po, se për pak harrova...koncesionet janë të miqve...ndërsa ato tre sipërmarrje të mëdha të energjisë mesa duket nuk qenkan "shërbëtorë" të oborrit qeveritar.

Një gjë duhet thënë...nëse pensionistët i duan aq shumë... jo thjesht ti indeksojnë pensionet me normën e inflacionit të përgjithshëm, por ti rrisin ato me të paktën normën e rritjes së cmimeve të shportës së konsumit të pensionistit shqiptar (thjesht për kujtesë, sipas instat, cmimet e ushqimeve u rritën me 14% gjatë 2022 e vazhdojnë e rriten më tej edhe gjatë muajve të parë të vitit aktual).

Kjo po që do të ishte përgjegjshmëri, kjo po që do ishte drejtësi, kjo po që do ishte njerëzillik sidomos në kohë krize.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco