'Gëzuar ditëlindjen Erion Veliaj'/ Silva Caka nxjerr videon: Ja si mashtroi për ujë të pijshëm 24 orë

20:27, 01/04/2023
A+ Aa A-

"Në 5 vjet ne do të kemi 24 orë ujë, në 5 vjet. Po them cilësi Korçe me çmim Bathoreje". 

Kjo ishte deklarata e Erion Veliajt në vitin 2017, kur zotohej se Tirana do të kishte 24 orë ujë deri në vitin 2022. 

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e PL, Silva Caka i uroi sot në 1 prill "ditëlindjen" Erion Veliajt dhe i kujtoi premtimin e pambajtur 6 vjet më parë. 

"Siç e dëgjuat dhe patë edhe ju Erion Veliaj premton që Brenda vitit 2022 tarracat e pallateve në Tiranë do të cliroheshin më në fund nga depozitat të cilat rrezikojnë jetët e banorëve. Sot është 1 prilli ditëlindja e Erion Veliajt dhe ky që shihni pas meje është realiteti i depozitave të ujit në tarracat e pallateve në Tiranë. Pas 8 vitesh të gjithë banorët e Tiranës e kanë kuptuar që Erion Veliaj vetëm gënjen. Furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë nga Erion Veliaj, cilësia e ujit është skandaloze në Tiranë, depozitat janë ende në Tiranë dhe çmimi i ujit ka shkuar jo si në Bathore por si në Dubai. Gëzuar ditëlindjen Erion!", u shpreh Caka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco