SYRI TV/ Berisha prezanton Dëfrim Fikun në Bulqizë: Socialistët abuzojnë me fondet, ndëshkojini në 14 maj!

20:33, 01/04/2023
A+ Aa A-

Pas Peshkopisë, lideri i opozitës Sali Berisha u ndal edhe në qytetin e Bulqizës, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku. Berisha denoncoi mungesën e investimeve nga ana e qeverisë socialiste, ku kërkoi që këtë indiferencë, banorët ta ndëshkojnë me votë më 14 maj.

SYRI TV

Pas Peshkopisë, lideri i opozitës Sali Berisha u ndal në qytetin e Bulqizës, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë FItojmë”, Dëfrim Fikun. 

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi procesin e primareve, nga ku u zgjodhën kandidatën e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa hodhi akuza në drejtim të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe zyrtarëve të mazhorancës socialiste për abuzimet me fondet.

"Dëfrim Fiku është propozimi juaj, është i votuari juaj, i besuari juaj, është zgjedhja juaj. Lefter Alla kishte shtruar një rrugë në një mënyrë origjinale që s'e parë kurrë, pllaka betonit. Sigurisht ajo ishte një çudi, por ju garantoj se Lefteri në krahasim me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn është një hajdut xhepi", u shpreh Berisha.

Berisha denoncoi edhe mungesën e investimeve nga ana e qeverisë socialiste në këtë zonë.  

"Në këtë rreth, në këtë qark nuk tregon dot një rrugë të përfunduar. Ai nuk investon dot në rrugën Çereneç-Ura e Çereneçit-Peshkopi-Librazhd sepse ajo investon në fushë, ndërton 1 km rrugë me 24 mln euro, ajo kushton 2 mln, vjedhin 22 mln euro", theksoi kreu i PD. 

Sali Berisha teksa bëri me dije se sa qytetarë shqiptarë e kanë braktisur vendin gjatë këtyre viteve, iu bëri thirrje që në 14 maj t'i ndëshkojnë me votë kandidatët socialistë.

"Jo vetëm ne, por në historinë e botës ju nuk do të gjeni kurrë një komb, një vend që të ketë humbur 1/3 e popullatës. Mos më braktisni. Sot nuk ka komb tjetër mbi tokë që braktis vendin e vet si ne shqiptarët dhe ju garantoj se nuk ka tokë dhe vend tjetër më të pasur se Shqipëria se këtu ku jemi ne, pak disa qindra metra, ndodhen 25 milionë ton krom, rezervë botërore kromi. Çdo shqiptar votën e ka votë për shpëtimin e ekzistencës së kombit", deklaroi më tej Berisha. 

Sali Berisha denoncoi edhe situatën me bandat kriminale në vend, ku u shpreh se në rrugët e vendit po vriten njerëz të pafajshëm.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pluralizmi i hajdutve01/04/2023 22:15

Me këtë kandidat, PS që të fitojë i duhet një kandidat me emër Gëzim Gjethja, apo Gëzim Portokallja.

Shto koment

Denonco