SYRI TV/ Mashtrimi elektoral me tregun agro-ushqimor, Belind Këlliçi denoncon Veliajn nga Farka

15:12, 01/04/2023
A+ Aa A-

Tregu  agro-ushqimor në Farkë, i cili u inagurua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, rezulton një mashtrim elektoral.  Denoncimin e bëri nga Farka, kandidati i opozitës për  bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi,  i cili   deklaroi se tregu i propaganduar është bosh dhe fasadë. Këlliçi akuzoi kryebashkiaikun Veliaj se shpërdoron paratë e taksapaguesve me investime imagjinare që nuk ofrojnë shërbime.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi mashtrimin elektoral të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të Ministres së Bujqësisë me tregun agro-ushqimor në Farkë. Sipas Këlliçit,  tregu që u inagurua  nga dyshja Veliaj-Krifca, me premtimin se është në kapacitet të plotë, po në fakt  rezulton vetëm fasadë.

Këlliçi akuzoi Veliajn se shpërdoron miliona euro të taksapaguesve kryeqytetas për një investim imagjinar që nuk përkthehet në shërbim për ta. Sipas Këlliçit, 14 Maji do të jetë dita e fundit e Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco