SYRI TV/ Deklaratat e Veliajt për mediat satirike, reagojnë ashpër organizatat ndërkombëtare

14:33, 01/04/2023
A+ Aa A-

Deklaratat denigruese te kryebashkiakut te Tiranës Erion Veliaj për dy media satirike ka sjellë reagime të ashpra të organizatave ndërkombëtare, të cilat i kërkojnë Veliajt të tërhiqet nga kërcënimet. Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve u shpreh i revoltuar me kryebashkiakun e Tiranës, ndërsa Harta e Rreziqeve ndaj Medias e kritikoi sjelljen e Erion Veliajt si kërcënim që vë në rrezik jetën e njerëzve pas portaleve popullore “kritike me qeverinë”.

Nga SYRI TV

Organizatat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut kanë reaguar ashpër ndaj kryebashkakut të Tiranës Erion Veliaj  pas deklaratave demaskuese për personat që sipas tij fshihen pas 2 mediave satirike “Lolita” dhe “Jeto Osh Qef”.  

Organizatat kritikojnë sjelljen e  drejtuesit të bashkisë që siç theksojnë ato vë në rrezik sigurinë fizike të këtyre individëve.

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit deklaroi se ishte e tronditur nga ngjarja. “Veliaj duhet të kërkojë ndjesë menjëherë dhe të sigurohet se identitetet e individëve privatë të mbrohen siç duhet,” deklaroi ajo.

Organizatat besojnë se pretendimet e kryebashkiakut për gjoba duken të pabazuara dhe se shënjestrimi i administratorëve të këtyre dy faqeve prej tij është i pajustifikuar dhe mënyra se si Veliaj i ka shënjuar ata, përbën shqetësim për dhunim të lirisë së shprehjes.

Deklaratën më të ashpër e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë: “Jam shumë i zemëruar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në publikimin e identitetit të administratorëve të faqeve satirike në Facebook në Shqipëri, “Lolita” dhe “JOQ”. Këto faqe, megjithëse jo rreptësisht gazetareske, ndihmojnë për të mbajtur përgjegjës ata në pushtet përmes humorit. Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata. Rrjedhimisht, ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik.”

Gutierrez i kujrton Veliajt sulmin e pak ditëve më parë ndaj Top Chanel, duke theksuar se deklarata e tij e përkeqësojnë më  tepër sigurinë e gazetarëve.

Ai i bëri thirrje kryeminstrit Rama që të marrë masa që sjellje të tilla të mos përsëriten.

Edhe Harta e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, e shënjoi deklaratën e Veliajt si “kërcënim”.

Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të shënjuar.

Platforma, e cila mbështetet nga Këshilli i Evropës, vërejti gjithashtu se si komentet e Veliajt u publikuan nga media proqeveritare dhe këto publikime u pasuan nga sulme të shumta verbale dhe kërcënime ndaj dy individëve. Kryebashkiaku i Tiranës gëzon mbështetje të plotë nga shumica dërrmuese e medias, e cila ritransmeton me shumicë materiale propagandistike të prodhuara nga ai vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco