Koha për transport publik falas/ Mijëra studentë dynden për abone, ekipi i Këlliçit: 240 mln euro taksa, që nuk rikthehen!

Koha për transport publik falas/ Mijëra studentë dynden për abone, ekipi i Këlliçit: 240 mln euro taksa, që nuk rikthehen!

12:44, 31/03/2023
A+ Aa A-

Mijëra studentë sot në Tiranë kanë lënë mësimin për t’u dyndur në radhat e përmuajshme për abonetë e autobuzëve që ndan bashkia e Tiranës, gati tri herë më pak se nevojat e tyre.

Ekipi i Belind Këlliçit, kandidatit të opozitës së bashkuar ka publikuar pamjet në mediat sociale duke treguar kaosin, mundin, shpenzimet për një shërbim të shëmtuar të baskisë së Tiranës dhe i ka mëshuar me forcë zotimit të kandidatit Këlliçi se ka ardhur koha për urbanë moderne në Tiranë dhe falas!

Znj. Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës shkoi sot në rrugën kryesore përpara QSUT-së, aty ku studentët ishin rreshtuar që nga mëngjesi duke pritur me durim:

“Jemi në një nga pikat ku merren abonetë e studentëve, - tregoi Bardhi. -  Janë gjithsej 60 mijë student dhe vetëm 20 mijë abone që shpërndan bashkia Tiranë.

Ky kaos ndodh çdo muaj nga data 30 , 31 e deri më datë 1. Pra, janë vetëm 20 mijë abone që merren prej tyre. Por jo vetëm nga studentë. Ky kaos ndodh në çdo pikë ku merren abonetë për të gjithë qytetarët e Tiranës. Ky është një shembull i kaosit që ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë, në metropolin e Shqipërisë, ku njerëzit humbin kohë, mundimin e tyre, paratë e tyre vetëm për një shërbim.

Por ky shërbim duhet që t’iu kthehet mbrapa, pasi taksat që ata paguajnë në bashkinë e Tiranës, miliona euro, nuk rikthehen. Është një fakt që ne e shohim.

Image

Ndërkohë situata është e tillë: e-Albania ka një shërbim për qytetarët, por e vërteta është se ata nuk shërbejnë për abonenë që bashkia e Tiranës thotë se ua jep studentëve, invalidëve apo personave të tjerë në nevojë.

Përse e-Albania, që ka marë nga AKSHI, 400 milionë euro, nuk e afron këtë shërbim për qytetarët?! Janë 400 milionë euro të cilat i janë dhënë një shërbimi që nuk ekziston për qytetarët.

 Oferta e Belind Këlliçit është e thjeshtë: Ne do t’i rikthejmë shërbimet, qytetarit. Janë 240 milionë euro taksa, të cilat shqiptarët, qytetarët e Tiranë, i paguajnë për bashkinë e Tiranës dhe nuk iu rikthehen”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco