Meta: Rilindja e rrënoi shëndetësinë me koncesionet më korruptive

Meta: Rilindja e rrënoi shëndetësinë me koncesionet më korruptive

11:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

"Shëndetësia është pa asnje diskutim një çeshtje e një rëndësie të jashtëzakonshme, që afekton qytetarin, familjen dhe të gjithë shoqërinë në tërësinë e saj. "

Fjala e plotë z. Ilir Meta në tryezën e Partisë së Lirisë për problematikat e shëndetësisë me mjekët

Shëndetësia është pa diskutim një problem I një rëndësie të jashtëzakonshme, që afekton qytetarin, familjen dhe të gjithë shoqërinë në tërëinë e vet. 

Shëndetësia është gjithashtu një nga arsyet më të rëndësishme që shkakton shpopullimin dhe largimin nga vendi, pasi mungesat në cilësi dhe në akses kanë qenë mjaft të mëdha.

Shqipëria u përball me një situatë shumë të rëndë siç ishte Covid19, situatë që vuri në provë të fortë sistemin shëndetësor, duke treguar qartë problemet e mëdha që ai ka. 

Gjithcka ndodhi me COVID evidentoji dy anë të problemit, përkushtimin e mjekëve dhe infermierëve, sakrifica e të cilëve shëptoji jetë njerëzish. Sakrifica e tyre bëri që edhe ata vetë të sakrifikonin jetën e tyre, e nga ana tjetër një çorganizim i plotë i sistemit shëndetësor, propagandë pafund dhe e pështirë dhe neveritshme e Edi Ramës dhe qeverisë, vënie e politikës së ditës kundër zgjidhjeve shkencore dhe profesionale dhe me pasoja të cilat ranë mbi familjet shqiptare, jo vetëm me humbjen e jetës së njerëzve, dëmtimit të shëndetit të mijëra të tjerëve, por edhe të një fature financiare që kalon 270 Milionë Euro dhe që ishte një peshë shumë e rëndë për ekonominë e familjeve të varfa shqiptare.

Sot shqiptarët e kanë shumë të qartë që kanë një kryeministër që ka mashtruar në mënyrë të pacipë me Shëndetësinë, duke ulëritur për shëndetësinë falas, ndërkohë që pandemia i përballi shqiptarët me pagesa marramëndëse që i futën në borxhe shumë të vështira për ta.

Ndaj sot është koha më shumë se kurrë më parë, për të marrë në duar dhe për të transformuar në rradhë të parë, në atë që është zemra e sistemit, mjekët dhe infermierët, me pagesa më të mira, dhe së dyti, duke financuar në mënyrë dinjitoze sistemin shëndetësor që ai të ketë infrastrukturë dhe të gjithë teknologjinë për të trajtuar në mënyrë profesionale shëndetin e popullit shqiptar.

Eshtë e pabesueshme dhe e papranueshme, por Tirana, sot megjithëse me një popullësi 7 herë më të madhe, ka thuajse të njëjtin numër Qendrash Shëndetësore dhe Poliklinikash si para viteve 90, kur kryeqyteti nuk kishte më shumë se 165 mijë banorë. 

Ndërkohë që jepen qindra mijëra metra katrorë për kulla pafund, nxirren njerëzit me dhunë nga shtëpitë, që në banesat e tyre të ndërtohen sërish kulla, nuk ndërtohen Qendra Shëndetësore të Reja, ndërkohë që ka njësi Administrative të Tiranës që kanë 10-fishuar popullësinë e tyre. 

Kjo I lodh qytetarët, ezauron mjekët nga mbigarkesa, dhe i bën Shqiptarët t’i drejtohen shërbimit privat me shumë kosto, ose të largohen nga vendi.

Ndaj shëndetësia kërkon veprime, kërkon masa, kërkon ndërhyrje. Nuk kërkon propagandë Rilindase që e rrënon përditë atë, me koncesionet më korruptive që janë parë ndonjëherë dhe që grabisin qindra milionë euro nga shëndeti i njerëzve. 

Disa ditë më parë kam marrë angazhimin publik, që me ardhjen në pushtet, të gjithë pensionistët e Shqipërisë nuk do të paguajnë asnjë lek, për barnat, që u duhen atyre për shëndetin dhe që mjekët ua rekomandojnë nëpërmjet recetës.

Në shumë takime jam impresionuar nga vlerësimi shumë pozitiv i këtij angazhimi tonë si Parti e Lirisë, jo vetëm nga pensionistët e nderuar, por aq më shumë nga të rinjtë, apo qytetarë në moshë aktive, të cilët janë të preokupuar për shëndetin e prindërve dhe gjyshërve të tyre më shumë së per cdo gjë tjetër.

Aksesi, pra marrja e shërbimit sa më afër banesës, është elementi thelbësor i sistemit shëndetësor. Element që ka marrë goditje shumë të Rënda nga çorganizimi i qëllimshëm Rilindas. Ne, duke zbatuar me kembengulje hartën sanitare, do të afrojme sherbimin shendetësor pranë qytetarit duke e mbuluar territorin me qendra shëndetësore dhe ambulanca, sa më pranë banesës. 

Nuk mund të kuptohet sistemi shëndetësor pa mjekë dhe infermierë të paguar në mënyrë dinjitoze. Pikërisht për këtë arsye kaq të rëndësishme, ne angazhohemi për rritje 50% e menjëhershme e pagës së mjekëve, specialistëve dhe infermierëve me synimin afatgjate te dyfishimit te pagave ne shendetesi.

Kjo rritje është plotësisht e mundshme dhe do te mund të jetë edhe më e madhe, pasi mundësitë financiare janë të gjitha, por kjo eshte penguar deri tani sepse xhepat gjigand të oligarkëve dhe të qeverisë, përpijnë miliarda Euro.

Një nga problemet që unë e kam ndjekur në mënyrë të vazhdueshme me ekspertët mjaft të përgatitur të Partisë së Lirisë, është pikërisht barnat pra ilaçet, si elementi më delikat i trajtimit që lidh Pacientin me sëmundjen dhe nga ku buron trajtimi i mirë apo trajtimi i gabuar ose jo efektiv. 

Ndaj, eliminimi i plotë i kontrabandës dhe furnizimi me barna 100% të sigurta të certifikuara nga institucionet Europiane të Barnave, është një sfidë pa kthim që ne do e fitojmë patjetër.

Në periudhën 2005-2013 u arrit eleminimi thuajse i plotë i kontrabadës së ilaceve.

Ndersa nga 2013 me ardhjen e Rilindjes ne pushtet u shqyen portat e kontrabandës dhe per pasoje shqiptarët sot janë të pasigurt për barnat që marrin.

Gjithashtu eshte ulur ne menyre kritike numri i barnave ne treg pasi monopolet rilindase kane larguar kompanite me prestigjioze boterore per ti zevendesuar me klientet rilindas te pushtetit.

Pregatitja profesionale i mjekëve dhe infermierëve është jetik për trajtimin shëndetësor të qytetarëve.

Ndaj, edukimi në vazhdim, për të cilën aq fort u investua në përiudhën 2005-2013, me ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim dhe futjen e sistemit të krediteve, për të cilat sot thuajse nuk flitet më fare, do të marrë sërish vëmendje maksimale, duke krijuar mundesi financimi te rendesishme nga ana e shtetit, që mjekët dhe specialistët te trajnohen e specializohen per të njohur dhe përdorur të rejat më të fundit të shkencës dhe teknologjise mjekësore.

Financimi i sistemit është pasqyra se si e shikon një qeveri shëndetësinë. 

Rritja e buxhetit të shëndetësisë në të paktën 5% të GDP, që do të arrinte nivelin mesatar të vëndeve të Ballkanit, është detyrim përpara qytetarëve tanë. 

Mundësitë për ta arritur një objektiv të tillë janë aty dhe largimi i kësaj qeverie e bën të realizueshëm këtë objektiv kaq të madh.

Ky financim deri ne 5% te GDP i jep realisht  frymëmarrje sistemit shëndetësor, frenon ikjen e mjekëve dhe infermierëve, rrit cilësinë dhe u jep shqiptarëve sistemin shëndetësor, që ata meritojnë dhe për të cilin kontribuojnë aq shumë me taksat, me djersën dhe me mundin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco