‘Bashkia në shërbim të të gjithëve’/ Kandidati demokrat për Gramshin, Hasim Çekrezi: Punë dhe vetëm punë

‘Bashkia në shërbim të të gjithëve’/ Kandidati demokrat për Gramshin, Hasim Çekrezi: Punë dhe vetëm punë

11:21, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Gramshit, Hasim Çekrezi ka prezantuar alternativën e tij në garën elektorale të 14 majit.

Në një postim në Facebook, Çekrezi ka renditur një sërë pikash ku do të fokusohet fushata e tij për kryetar të Bashkisë Gramsh, duke theksuar bashkëpunimin për të përmirësuar jetesën e çdo banori, si dhe mbështetjen për biznesin, bujqësinë dhe turizmin malor.

Gjithashtu në fokus të kandidatit demokrat janë edhe familjet në vështirësi financiare, rinia dhe çiftet e reja të cilat do të mbështeten për të përfituar kredi të butë.

Një tjetër pikë e programit të tij është dhe arsimi, si dhe përmirësimi i kushteve për shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të qytetit tim.

Ndihem krenar që ndodhem përpara jush si Kandidat për Kryetar të Bashkisë Gramsh.

Kandidoj përpara jush me moton:

Të vemë Bashkinë në shërbim të të gjithëve.

-Së bashku na pret një rrugetim i gjatë, duke bashkëpunuar për të përmirësuar jetesën e çdo qytetari të qytetit të Gramshit.

-Është hartuar një program i mirëfilltë për Bashkinë nga specialistë vendas dhe të huaj.

-Investimet publike të cilat këto vite janë lenë pas dore nga qeveria, janë pjesa kyçe e programit tim në drejtimin e Bashkisë.

-Mbështetje për zhvillimin e biznesit në të gjithë territorin e Bashkisë.

-Mbështetje për zhvillimin e Bujqësisë dhe Blektorisë.

-Mbështetje për Turizmin Malor ku investitorët vendas do jenë Primar.

-Familjet në vështirësi ekonomike, personat me ndihmë sociale, me asistencë të cilëve ju është ndërprerë e drejta për ta ripërfituar do i kenë dyert e Bashkisë të hapura për të paraqitur informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm. Duke venë në lëvizje strukturat dhe specialistët e caktuar për verifikimet e nevojshme.

-Mbështetja e rinisë për të mos u larguar nga qyteti dhe atdheu pas mbarimit të universitetit duke ju krijuar mundësi punësimi.

-Mbështetja e çifteve të reja për t’ju mundësuar përfitim për kredi të butë.

-Përmirësimi i arsimit, për shkollat, kopshtet, çerdhet, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Arsimit për përmirësimin e kushteve në ambientet e sipër përmendura dhe cilësisë arsimore.

-Alternativa ime është:

MARRËDHËNIE, KOMUNIKIM

I SINQERTE DHE KORREKT

TRANSPARENCË DHE TOLERANT

PUNË DHE VETËM PUNË

ZHVILLIM DHE PROGRES

#BashkëFitojmë

#BashkiaGrmash

#PD✌🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco