Rakip Suli bëhet meme: Do të ndërtoj park lojërash për pensionistët

22:31, 30/03/2023
A+ Aa A-

Jemi në pragun e fushatës lokale dhe dëgjojmë nga kadidatët mrekullia nga më të ndryshme. Memet më së shumti këto kohë janë nga kryetarët e PS-s të cilët po thonë lloj-lloj premtimesh, e sot ishte radha e Rakip Sulit.

Suli ka lënë pushim disa ditë Veliajn dhe Gjicin e Kukësit dhe është ngjitur në vendin e parë duke premtuar kënde lojërash për moshën e tretë.

Rakipi ka harruar se sot mosha e tretë ka nevojë për një pension dinjitoz, që t’i mbulojë shpenzimet mujore sidomos kur u duhen dhjetëra ilaçe.

Rakipi pasi të përmbushë këto nevoja bazike, më pas të kujtohet se u duhet një park ku të pushojnë, të shtynë kohën dhe të bashkëbisedojnë mes tyre dhe dikush ta mësojë kryetarin e bashkisë Kamëz se parku i lojërave është për fëmijët, periudhë që mosha e tretë e ka kaluar shumë kohë përpara dhe e shijon duke parë nipërit dhe mbesat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco