'Bomba' e Murrizit: Alibeaj punoi kundër PD në 2013. S'ka qenë i përndjekur politik!

22:25, 30/03/2023
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi bëri dy deklarata të forta në "Çim Peka Live" për Enkelejd Alibeajn. 

Murrizi tha se Alibeaj ka punuar kundër PD në vitin 2013. 

Ai theksoi gjithashtu se familja e tij nuk ka qenë e internuar nga regjimi komunist, por ishin të privilegjuar. 

"Kur është vrarë Azem Hajdari ky ka qenë 25 vjeç, nuk ka patur lidhje me PD. Në 2013-ën ka punuar kundër PD-së në Fier, se nuk e vuri Olldashi. Ky udhëheqësi i madh. E mbështeta për Sekretar Partie, bëri pazar me Arben Ristanin dhe e la garën në gjysmë, mori 86 vota, 92 Ristani, nuk u fut në balotazh. Pse? Për të qenë në sqetullën e Lulit për të ardhur numri 1 në qark. Ai Luan Baçi ka harxhuar 500 litra naftë duke e marrë varravinga që e çoi kandidat për kryetar bashkie. Mashtron kur thotë jam i përndjekur politik, as babë në burg, as nënë, as hallë, as teze, as xhaje. I internuar nga kooperativa në fermë ky është i privilegjuar. Unë kam ngrënë 11 muaj e tre ditë bukë misri, 29 ditë bukë gruri. Berisha ka një faj për Lulzim Bashën në krye të PD", u shpreh Murrizi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco