Igli Cara takim me pensionistët: Ju ka munguar përkujdesja dhe vëmendja nga Bashkia e Durrësit

Igli Cara takim me pensionistët: Ju ka munguar përkujdesja dhe vëmendja nga Bashkia e Durrësit

21:51, 30/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara ka ndarë disa momente nga takimi me pensionistët e qytetit të Durrësit, në rrejtin e tij social Facebook.

Cara shkruan se kjo kategori është lënë jashtë vëmendjes dhe pa përkujdesje nga Bashkia, teksa zotohet se pas 14 majit shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit.

Statusi i plotë i Carës:

Kush kujtohet për ne?! Kemi mbetur vetëm dhe kalojmë kohën këtu, se nuk kemi ku të shkojmë!

Të zhgënjyer dhe të dorëzuar përpara vështirësive të panumërta, këta të moshuar më treguan të vërtetën, që shohim çdo ditë me sytë tanë.

Mungesën e përkujdesjes dhe vëmendjes ndaj tyre nga Bashkia e Durrësit.

Pas 14 Majit, shërbimet dhe hapësirat e dedikuara për moshën e tretë nuk do të mungojnë në asnjë zonë të qytetit!

Nuk është thjesht një premtim, por një detyrim moral për këtë kategori, që i kemi borxh mundin dhe sakrificat, që i kanë shoqëruar ndër vite!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco