Rama deklaroi rritje pagash, Celibashi: Ishte deklarim, jo vendimmarrje! Kufizimet kur ka…

Rama deklaroi rritje pagash, Celibashi: Ishte deklarim, jo vendimmarrje! Kufizimet kur ka…

12:08, 30/03/2023
A+ Aa A-

Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi u pyet në lidhje me rritjen e pagave, dhe nëse kryeministri Edi Rama ka shkelur kodin zgjedhor.

Celibashi tha se KQZ do të vlerësojë vendimet para zgjedhjeve teksa shtoi se janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme.

Celibashi: Ne ende nuk kemi aktin apo veprimtarinë, ndaj nuk japim dot vlerësime apo gjykime. Nuk do të ishim në rolin tonë si KQZ nëse do ta bënim këtë gjë, por do të dilnim si analistë. Nuk shoh asnjë arsye për të mos iu përgjigjur por ka një dallim mes akteve dhe veprimtarive. Përsa u përket akteve dhe veprimtarive që prodhojnë veprimtaritë publike, kodi ka rregullimin e plotë në lidhje me përcaktimin se cila është veprimtari e një funksionari publik dhe cila është politike. Në vlerësimin tonë kjo është e qartë dhe kjo gjë lidhet me kodin e afatin para zgjedhjeve, 4 muaj para, përsa u përket veprimtarive. Përsa u përket akteve, është e ndryshme për akte të ndryshme. Duhen vlerësuar disa rrethana për ta vlerësuar këtë gjë. Ka akte të cilat të qeverisë apo institucioneve publike që fillon dhe përfundon brenda periudhës 4-mujore. Parë kështu, duket sikur po thyejmë Kodin Zjgedhor. Por nëse e vlerësojmë më tej, do të thotë që është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në këtë rast nuk kemi vendimmarrje, por kemi deklarim. Nuk vlerësojmë deklarime. Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco