VIDEO-SYRI TV/ Ministrja e fëmijëve bën pasarelë në zyrë, a do merren masa ndaj Muzhaqit?

17:01, 28/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Rinisë dhe fëmijëve Bora Muzhaqi ka nisur t’i përdorë zyrat e shtetit për të bërë sfilatë në TikTok. Ndërsa një vit më parë,gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, u pezullua nga detyra sepse bënte video në TikTok, në ambientet e gjykatës, këtë herë është ministrja për rininë që thyen kodin etik, duke bërë pasarelë në zyrat e kryeministrisë.

Nga SYRI TV

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, duke se ka nisur të përqafojë trende e reja të Tik Tokut, duke I kthyer zyrat e shtetit në pasarelë. E vetëquajtur si ministrja e kalamajve, Muzhaqi publikoi një video në llogarinë e saj në Tik, Tok, ku shihet teksa aktron në tryezën e saj të punës dhe më pas, mbyll derën e zyrës në Kryeministri.

Me mbishkrimin’ të ndjekësh trendet e reja në Tok Tok nuk është gjithmonë e lehtë, Muzhaqi shihet teksa bën sfilatë në zyrat e shtetit. Por ndërsa kjo sjellje e ministres duket normale, për të njëjtën arsye, në maj të vitit të shkuar Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, u pezullua nga detyra.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të saj, filmuara në zyrë. Video e të postuara prej gjyqtares në mjediset e gjykatës, të shoqëruara me muzikë të papërshtatshme, u publikuan në media, duke ngjallur mjaft reagime për thyerje të Kodit të Etikës.

Po kur ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, poston të tilla video, nga zyrat e shtetit, a nuk kemi të bëjmë sërish, me thyerje të etikës në mjediset e kryeministrisë dhe a duhet marrë një masë ndëshkimore ndaj saj?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco