SYRI TV/ Banorët e Bërxullës vijojnë rezistencën: Qeveria shtyp vetëm të varfërit

14:52, 28/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës vijojnë rezistencën në mbrojtje të pronave të tyre, të cilat preken nga ndërtimi i aksit rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e autostradës Milot-Fier. Protestuesit kanë vijuar me  bllokimin e rrugës së Rinasit, ndërsa kanë akuzuar qeverinë për mungesë transparence.

Nga SYRI TV

Edhe këtë të martë, banorët e Bërxullës kanë vijuar me vendosmëri rezistencën e tyre. Duke bllokuar rrugën e Rinasit, protestuesit kanë shpalosur edhe njëherë kërkesat e tyre, që nga vlerësimi i pronës me çmim tregu, çertifikimi i pronave e deri tek rishikimi i projektit për ndërtimin e rrugëve dytësore e mbikalimeve për këmbësorë.

Një prej banoreve ka nxjerrë nga çanta një shishe, ku ka deklaruar se është e mbushur me benzinë, duke kërcënuar se do ta përdorë në rast se institucionet vijojnë të heshtin dhe të mos marrin asnjë masë.

Prej 6 muajsh këta banorë protestojnë për mbrojtjen e 25 banesave dhe mbi 35 hektarëve tokë bujqësore, të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco