'Krimi i organizuar po ju imiton juve'/ Gazetarja 'gozhdon' kryeministrin

'Krimi i organizuar po ju imiton juve'/ Gazetarja 'gozhdon' kryeministrin

09:02, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e djeshme për sulmin me kallashnikov ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i godinës, Pal Kola.

I ftuar në “Top Story”, Rama përballë Grida Dumës tha se policia i është afruar autorëve edhe pse ende nuk ka rezultat. Me një gjuhë ofenduese, Rama ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala, e cila e pyeti nëse kryeministri ndihet përgjegjës për lirinë e medias të një sulmi të paprecedent në 33 vite demokraci.

Si zakonisht Rama ka marrë minuta televizive duke mos i dhënë përgjigje gazetares, e cila e bëri përgjegjës kreun e qeverisë për gjuhën e urrejtjes që përdor vazhdimisht ndaj mediave.

Debati mes Klodiana Lalës dhe Edi Ramës:

Klodiana Lala: A po iu imiton ju krimi i organizuar?

Rama: Më vjen shumë keq se nuk u shpreha dot se ju vazhduat që të mbani një fjalim, nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë me ju dhe askënd tjetër se jam shumë i neveritur nga kjo jetë politike dhe mediatike.

Klodiana Lala: Që në momentin që përdorni këtë gjuhë, jetën politike le ta mbajë politika. A ndjehet kryeministri përgjegjës për këtë?

Rama: Nuk keni si të merrni përgjigje kur më ndërprisni. Ja doli tjetër që do pyetje, unë nuk po i përgjigjem dot pyetjes së parë.

Klodiana Lala: A ndjeheni fajtor për këtë gjuhë ndaj medias?

Rama: Ka një gjë që nuk e negocioj dot, që është edukata. Unë kam të drejtën time që t’ju them se ju dezinformuat. Më lër ta shpjegoj. Nëse nuk mund ta shpjegoj, ta mbyllë ekranin moderatorja. Sa herë dal në ekran, duhet të luftoj për fjalën. Ju po më dëgjoni, por më garantoni që të flas deri në fund. Kush ka përdorur tritol ndaj medias?

Klodiana Lala: Ju. Nuk jeni i vetmi, ka pasur raste të rënda edhe më herët, por për sa kohë që jeni këtu, duhet të na jepni shpjegime. Po i bini rreth e rrotull dhe nuk po i shkoni tek thelbi.

Rama: Ti ke folur 4 herë dhe më ndërpret sa herë flas, kjo është jeta e neveritshme për të cilën flas. Nuk e kam përmendur më që nga 2017 fjalën “kazan”, kam çuar në riedukim gazetarët e paedukatë. Nuk vë gjoba ndaj mediave. Meqë zonja Lala përmend tritol, media është një gjë dhe bizneset janë një gjë tjetër. Meqë flasim për Top Channel tani, po them që pronarët e mediave që kanë biznese të tjera duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk ka diskutim se do të gjobiten. Sa i përket Topit, që nuk ka biznese mbrapa…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco