Bardh Spahia takon ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu: Më shumë lehtësira për qytetarët mes dy vendeve

Bardh Spahia takon ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu: Më shumë lehtësira për qytetarët mes dy vendeve

17:16, 23/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka pritur këtë të enjte në një takim ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Mediu. 

Në një postim në rrjetet sociale, Spahia ka rrëfyer detajet e takimit. 

Kryebashkiaku i Shkodrës e ka vënë theksin te zbatimi me shpejtësi i marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, në mënyrë që qytetarët të marrin frytet e tyre.

Postimi
Kënaqësi të takohesha me ish presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu, me të cilin biseduam gjerësisht mbi zhvillimet politike dhe proçesin e integrimit në familjen evropiane të dy vendeve tona. Shqipëria dhe Kosova kanë sfida të rëndësishme përpara, ku duhet luajtur një rol kyç për t’i vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat.

E theksova edhe në bisedën me ish-presidentin Sejdiu që ato hapa të hedhura dhe marrëveshje të arritura mes dy vendeve tona, kanë nevojë për t’u implementuar me shpejtësi në terren, që qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të marrin frytet e tyre.

Në fund por jo për nga rëndësia, e urova për dritën jeshile që i dha Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian proçesit të liberalizimit të vizave. Do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët, por ka rëndësi që tashmë është një fakt i kryer që do t’i shërbejë qytetarëve të Kosovës. Rrugëtimi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë i përbashkët drejt anëtarësimit të plotë në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco