Thellohet skandali/ Edi Rama kërkon edhe konfiskimin e 'Prestige Resort'

Thellohet skandali/ Edi Rama kërkon edhe konfiskimin e 'Prestige Resort'

10:29, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një tjetër skandal nga qeveria e Edi Ramës!

Policia e Shtetit ka mësyrë në ditë pushimi në godinat e ‘Prestige Resort’ në Golem.

Në ditën e festës zyrtare të Sulltan Nevruzit, kryeministri kërkon konfiskimin e ‘Prestige Resort’.

KKT ka marrë vendim për konfiskimin e dy godinave të ‘Prestige Resort’ më 1 mars të vitit 2023.

Këtë të mërkurë, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë zbarkuar në ambientet e resportit, teksa çështja ndodhet ende në gjykatë, pasi ‘Hysenbelliu Group’ e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Administrative.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë: kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Group.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco