Soko: Ka fakte që Veliaj ishte çelsi që nisi inceneratorin e Tiranës

21:05, 21/03/2023
A+ Aa A-

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko tha në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV se i akuzuari i vetëm i aferës së inceneratorit të Tiranës  është Erjon Veliaj dhe për këtë ka fakte.

Soko ka theksuar se arsyeja pse kjo çështje nuk hapet është sepse emri i parë në dosje do të jetë Veliaj.

“Tirana ka një të akuzuar dhe drejtëpërdrejtë që është kretari i bashkisë së TIranës. Tirana ka të gjithë shpurën e deritanishme të të ofiqarëve që kanë qënë deri sot, por ka edhe një të ri që është ‘ylli’ i gjithë aferës.  Ai është ‡çelësi i kuadrit. Duhet kuptuar që ‡çelësi i kuadrit të aferës së inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. Ai ishte ‡çelësi i kuadrit që e ndezi të gjithë aferën e inceneratorit të Tiranës. Tani, ai është i akuzuari i drejtëpërdrejtë sepse shkelja e tij është ashiqare, është provuar, është me letra, është e dokumentuar. Nuk do të duhet ta kërkosh psh si‡ç do të duhet të kërkosh tek Arben Ahmetaj emaile në shembuj që ka vajtur apo nuk ka vajtur. Tek ky e ke të thjeshtë, merr shkresat, merr protokollet, krahaso protokollet, ke dhe ligjin  shkruar në krah dhe thotë ‘ ke shkelur ligjin me këtë shkresën  e mbaroj puna.

Nuk hapet ‡çështja penale se i pari është Erjon Veliaj, i pari fare.  Fillon njëherë se kush e dha lejen për këtë.  Si është dhënë leja? A është dhënë në mënyrë të rregullt? Jo, është dhënë në mënyrë të të parregullt. Kush e ka dhënë? Kryetari i bashkisë. Kaq, është e thjeshtë, nuk ikën dot më tutje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco