Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Urdhri i arrestit për Putinin/ Vuçiç: Dobëson Serbinë para negociatave

Urdhri i arrestit për Putinin/ Vuçiç: Dobëson Serbinë para negociatave

10:10, 18/03/2023
A+ Aa A-

Në prag të takimit të 18 marsit në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se urdhër-arresti i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për presidentin rus, Vladimir Putin ia vështirëson pozicionin Serbisë.

Ai tha se Serbia do të ketë kujdes të shtuar në lëvizjet që bën, si dhe ka akuzuar Perëndimin për presion ndaj shteteve që nuk janë kthyer ashpër kundër Rusisë.

“Është fare e sigurt se bota po rrëshqet në një përshkallëzim shtesë të konfliktit dhe një përshpejtim të konfliktit”, tha Vuçiç në një fjalim para qytetarëve.

Vuçiç ka thënë se nuk do të nënshkruajë asgjë sot në Ohër.

“Po ju them se nuk do të nënshkruaj asgjë dhe ata nuk duhet të brengosen për këtë gjë… dua të flas për normalizimin, në mënyrë që të diskutojmë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar presidenti serb.

Dy liderët pritet që në takimin e radhës të gjejnë një dakordësi mbi implementimin e dokumentit evropian me 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve. Vuçiç kërkon fillimisht asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të pranuar më tej propozimet që vijnë nga BE, për njohjen e simboleve shtetërore të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco