VIDEO/ Shkullaku: KAS sot vendosi Alibeajn kryetar të PD. Këtu nuk ka zgjedhje më!

21:32, 16/03/2023
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullakun katër anëtar të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ kanë vendosur sot të emërojnë kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullalku deklaroi se, në Shqipëri nuk ka më zgjedhje.

‘Kur vjen puna që të quhen PD, thonë kemi në regjistër Lulzim Bashën, kur vjen puna për të firmosur angazhimin në PD, thonë kemi Alibeajn. Nëse ke Alibeajn, atëherë nuk është Basha, por nëse nuk është Basha, atëherë PD duhet të zgjedhë kryetar.

Por edhe këtë Rama e kishte menduar. Caktoi ata të 4 që i nxorëm me fotografi dhe ata të 4 sot në emër të popullit demokrat kanë zgjedhur Enkelejd Alibeajn kryetar.

As Gaz Bardhi, as Jorida Tabaku nuk e kanë zgjedhur Alibeajn kryetar, pra nuk kemi një akt.

Këta të 4 personazhe, në emër të gjysmën së shqiptarëve. Këta janë veglat, sepse vendimi është marrë tjetër kund.

Ndodh që këta i caktuan popullit shqiptar se kush është opozita. Dhe sot bëheshin simpoziume, konferenca, zgjedhjet, ambasadorat, Odiri, Borelli, e çfarë janë këta. Pjesa dramatike është se të gjithë këtu bëjnë teatër sikur do të bëjnë zgjedhje.

Problemi është se këtu zgjedhje nuk ka më, mbaruan zgjedhjet. Do të shikojmë me 15 maj a ka fuqi populli opozitar a ka fuqi të vendosë për fatet e veta. Edhe në 25 sepse e tha ai Sefa, statuti i PD-së nuk e ka të detyruar se kur ta zgjedhë PD.

Ose i thotë Edi Rama se, Enkelejd Alibeaj do të jetë nënkryetari i kryetarit të komanduar i kryetarit’, theksoi në SYRI TV, Armand Shkullaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco