Lajmi i fundit

LIVE/ Anëtarët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, deklaratë për mediat

Pas vendimit të KAS/ Hoxha: Rama do të përdorë çdo formë për të penguar opozitën

Pas vendimit të KAS/ Hoxha: Rama do të përdorë çdo formë për të penguar opozitën

15:45, 16/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha komentoi në Panorama TV vendimin e KAS për të regjistruar PD e Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit duke thënë se ky është një vendim arbitrar në mospërputhje me ligjin.

Hoxha u shpreh se ky vendim i KAS tregon sipas tij që kryeministri Edi Rama do të përdorë çdo lloj mjeti për të penguar opozitën në zgjedhjet lokale.

“Një vendim i pritshëm në gjykimin tim por vendim arbitrar në mospërputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit se nuk jemi në komunizëm që KAS të na caktojë kush është kryetari i partisë kjo është zgjedhur në kuvendin e 11 dhjetorit, i gjithë grupi i PD janë pjesë e Këshillit të grupit të PD kështu që ky është një vendim se pse Rama do të përdori çdo lloj mjeti të pengojë opozitën në zgjedhjen lokale se një pjesë e mirë e kandidatëve të rilindjes po shkojnë çdo ditë para drejtësisë.

Bashkëpunimi është të mbështesin kandidatët e primareve të PD dhe të bindi qytetarët pse ne do të jemi një alternativë më e mirë qeverisëse.

Të vetmit kandidatë të PD janë ata të dalë nga primaret ku anëtarësia dhe simpatizantët ushtruan të drejtën për atë që do t’i përfaqësojë më 14 maj të tjetër i shërbejnë regjimit të Edi Ramës por vota popullore më 14 maj do ta përmbysi këtë regjim”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco