Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Arrestimi i Allës, Spaho: Damkë e PS, që kur erdhi në pushtet, janë o të lidhur me krimin ose të korruptuar

Arrestimi i Allës, Spaho: Damkë e PS, që kur erdhi në pushtet, janë o të lidhur me krimin ose të korruptuar

15:13, 16/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edmond Spaho në një intervistë për mediat ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të PS në Bulqizë, Lefter Alla për abuzim me tendera.

Spaho u shpreh se në Partinë Socialiste ka disa vite që arrestohen kryebashkiakë pasi dalin të lidhur me krimin ose janë të korruptuar.

Ai u shpreh se “kjo është një damkë e kësaj partie që kur erdhi në pushtet”.

“Se mos është hera e parë, ka vite e vite që arrestohen kryetarë bashkie sepse dalin të lidhur me krimin, janë të korruptuar apo marrin fonde publike. Është një damkë që kjo parti që kur ka ardhur në pushtet, si në pushtetin vendor ashtu edhe qendror”, tha deputeti i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco