SYRI TV/ Në pak vite, 6 kryebashkiakë socialistë të arrestuar

14:33, 16/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar plotë gjashtë kryetar bashkish të zgjedhur prej tij, ndërsa nën hetim janë shumë të tjerë. Lefter Alla, Shpëtim Gjika dhe Fatos Tushe, janë arrestuar në detyrë për korrupsion, ndërsa Shukri Xhelili, Agim Kajmaku dhe Elis Roshi janë arrestuar për shpërdorim detyre, trafik droge apo dhe mashtrim me formularin e dekriminalizimit.

Nga SYRI TV

Gjatë 10 viteve që qeveris vendin, Kryeministrit Edi Rama i janë arrestuar dhjetëra deputetë e kryebashkiakë. Lefter Alla, kryebashkiak i Bulqizës, është i fundit në listën e gjatë të të zgjedhurve socialistë të arrestuar për korrupsion apo vepra të tjera penale.

Historia nisi me ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika, i cili u vu në pranga në vitin 2015, nën akuzën e dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit. Pas Shpëtim Gjikës. ishte radha e Shukri Xhelilit, kryebashkiakut të Dibrës.

Ai u vu në pranga në vitin 2016, pas një video skandali të publikuar në media ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Po në vitin 2016 u vu në pranga Elvis Roshi, kryebashkiaku i Kavajës.

Roshi ishte një person me rekorde kriminale, dhe mbante disa emra, të cilat nuk i kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit kur u zgjodh kryetar bashkie.

Një tjetër emër i arrestuar për korrupsion me tenderat është a ii kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili vijon të jetë pas hekurave prej vitit 2021. Tushe, ashtu si në rastin e Lefter Allës është një nga kryebashkiakët e arrestuar në detyrë, për të njëjtën vepër penale si kolegu i tij në Bulqizë.

Në pranga u vu vitin e kaluar edhe Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës. Teksa i shpëtoi drejtësisë shqiptare për shkak të mashtrimit në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku u arrestua në Itali pasi u kap me mbi 20 kg kokainë.

Kërkesë për arrestim është bërë nga SPAK edhe për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili gjithashtu është një nga një nga kryebashkiakët e dënuar jashtë vendit por që nuk e kishte raportuar në formularin e dekriminalizimit.

Por, kësaj liste, i shtohen dhe emra të tjerë kryebashkiakësh që ose i kanë shpëtuar drejtësisë ose janë ende nën hetim. I tillë është rasti i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, i cili është thirrur disa herë në SPAK, por deri më tani ende nuk dihen arsyet.

Por, emra të tjerë që i kanë shpëtuar drejtësisë, ndonëse janë akuzuar publikisht nga opozita si persona të dënuar jashtë vendit janë dhe disa kryebashkiakë të tjerë. Një prej tyre është Mark Babani, aktualisht kryetar i bashkisë Vau Dejës. Ai nuk është hetuar dhe arrestuar nga drejtësia shqiptare por është akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar jashtë vendit.

Valdrin Pjetri nuk arriti të ulej në karrigen e kryebashkiakut të Shkodrës, pasi dorëzoi mandatin pa e marrë atë, sepse u vërtetua nga prokuroria se ai kishte qenë i dënuar në Itali në vitin 2003. Këtë dënim Valdrin Pjetri e fshehu në formularin e dekriminalizimit, por dorëzimi i mandatit e shpëtoi atë dhe nga ndjekja penale në Shqipëri.

Kjo është vetëm lista e kryebashkiakëve të vënë para drejtësisë, ndërsa numër i madh të arrestuarish janë nga radhët e deputetëve, ministrave apo zyrtarëve të tjerë socialistë.

KRYEBASHKIAKET E ARESTUAR                     TË HETUAR

Lefter Alla- Bulqizë                                                Valdrin Pjetri- Shkodër

Fatos Tushe- Lushnje                                           Qerim Ismailaj-Mallakastër (kërkesë për arrest)

Agim Kajmaku- Vorë                                            Mark Babani- Vau Dejës

Shukri Xhelili – Dibër                                           Dritan Leli - Vlorë

Elvis Roshi-Kavajë

Shpëtim Gjika- Vlorë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco