Agjentë të FBI-së që punojnë për rusët në Shqipëri/ Thirrja e fortë nga SHBA: Boll kemi mbyllur sytë para Ramës

Agjentë të FBI-së që punojnë për rusët në Shqipëri/ Thirrja e fortë nga SHBA: Boll kemi mbyllur sytë para Ramës

13:32, 16/03/2023
A+ Aa A-

Kreu ‘emeritus’ i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, tha se është e tmerrshme që jo vetëm nuk bëjnë dot biznes në Shqipëri, por duhet të përballen edhe me agjentë të FBI-së, të cilët punojnë për rusët në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetarin e njohur, Zev Shalev, ai tha se fushat e naftës të biznesmenëve amerikanë në Shqipëri, iu dhanë rusëve të lidhur me agjentin e diskredituar, Charles McGonigal.

Kurse gazetari Shalev tha se në lojë janë edhe të tjerë ish-agjentë të FBI, duke përmendur Mark Rossinin, Lou Bladel, por edhe me shumë gjasë një agjent të katërt.

I pyetur se si ka mundësi që në Shqipëri ka agjentë të FBI që punojnë për rusët, Mark Crawford tha sepse SHBA ka mbyllur një sy përpara asaj që po ndodh në Shqipëri gjatë kësaj kohe.

“Shqiptarët dhe Shqipëria janë një aleat. Por qartësisht ka elementë të pushtetit që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Shqipëria ka ndihmuar SHBA, për disa raste kur unë mendoj se ka pasur gabime politike në SHBA, si ajo e të burgosurve të Guantanamos, me rastin e armëve kimike, me çështjen e muxhahedinëve.

Tani pyetja që ngrihet është se këta po na ndihmojnë kur kemi nevojë, dhe më pas dëgjojmë zëra për korrupsionin dhe mbyllim një sy, dëgjojmë zëra për trafikun e drogës dhe mbyllim një sy, dëgjojmë zëra për pastrim parash dhe mbyllim një sy.

Papritur kemi zëra për agjentë të FBI të korruptuar për interesa ruse dhe të gjithë thonë: uau, nga doli kjo. Kjo nuk doli nga askund, kjo erdhi hap pas hapi, sepse të gjithë po mbyllnim një sy para problemeve të dukshme në këtë vend.

Dikush duhet të thotë mjaft, le ta pastrojmë këtë, të mos hiqemi sikur gjërat janë mirë, kur nuk janë edhe aq mirë. Tani pyetja është se çfarë duhet të bëjmë për këtë.

Ka edhe të tjera vrima lepuri në këtë histori. Sepse personi B është i lidhur me këtë çështje, është i lidhur me fushat e naftës, por edhe me kinezët, edhe me naftën atje. Është i lidhur edhe me djem që janë fotografuar me djalin e presidentit Biden. Është një rrjetë shumë interesante intrigash dhe ka shumë gjëra për të gërmuar,” tha Crawford.

Sipas tij, duhet hetuar më tej, ndërsa shtoi se me këtë çështje po merret edhe Kongresi i SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco