Merr përmasa të frikshme skandali i Charles McGonigal në Shqipëri.
Jo vetëm kaq, por në investigim theksohet se McGonigal është i lidhur me kompaninë ruse Gazprom.
Skandalin e zbuloi kryetari emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford.
Madje gjatë intervistës me Zev Shalev, ai tregoi se si Damian Gjiknuri, në atë kohë ministër i Energjetikës, shkoi në Kongresin e SHBA në vitin 2018 dhe u tha të bëjnë kujdes me rusët, ndërkohë që kur u kthye, ua dha fushat e naftës pikërisht rusëve të McGonigal.
“Ministri i energjisë shkoi në SHBA në shkurt të vitit 2018 dhe i tha Kongresit amerikan se duhet të kemi kujdes me rusët.
Pra, përfundoi duke i thënë amerikanëve, hej, bëni kujdes me rusët dhe më pas kthehet dhe ia jep fushat e naftës kësaj firme, e cila në këtë kohë McGonigal kishte dalë në pension në FBI dhe kishte ardhur disa herë në Shqipëri dhe në një nga këto rastet, mori një medalje nga ministri i energjisë, që u postua në Facebook, për shërbimin e tij ndaj vendit.
Më pas formuan një kompani në Shqipëri, McGonigal si anëtar menaxhues, me Rossinin, Nezën dhe Dizdarin. Dhe në fakt i morën fushat e naftës.
Por situata u komplikua sepse konkurrentët e tjerë e sfiduan këtë vendimnë gjykatat vendase,” tha Crawford.
I pyetur se cila ishte kompania që mori fushat e naftës, ai tha: Transoil!
© SYRI.net