KAFE SHQETO/ Genti Progni: Drejtori i Policisë Bashkiake, terror punonjësve për klikime elektorale

12:11, 14/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, Kafe Shqeto ishte eksperti i IT, Genti Progni i cili ka bërë edhe një herë publike disa nga rastet ku Drejtori i Policisë Bashkiake vë punonjësit nën terror për klikimet elektorale.

Në një nga mesazhet që ai ka publikuar, shihet qartazi se si ky i fundit ju bën thirrje të gjithë policëve që të njoftojnë edhe të afërmit e tyre për t'u bërë like apo share në faqen zyrtare të bashkisë duke rritur kështu klikimet në rrjet.

Diskutimi në studio:

Genti Progni:Patrionazhistët sistemojnë dhe rregullojnë ende aktivistët, kështu që janë akoma në punë, pra një hap më lart se Aktivisti. Gjëja më e mirë ose gjëja e bukur që po ndodh është se ka një sabotim të Lalit te Aktivisti.

Nëse shiko postimet e ministrave dhe të kryeministrit kemi një numër ‘like’ dhe ‘share’  shumë herë më të madh sesa aktivitetet.

Kohët e fundit ka një rënie shumë të madhe të statistikave të kryetarit të bashkisë, ku si duket ai ka reaguar edhe me mesazhin e komandantit të ushtrisë bashkiake, i cili thotë ‘jepini fort’.

Flavio: Si je vënë në dijeni të këtij mesazhi që ai ka shkruar?

Genti Progni: “Realisht kemi shumë kohë që na vijnë denoncime nga Policia Bashkiake, na vijnë mesazhe që i kanë presionuar duke i hapur dhe adresa në rrjete sociale duke i kërcënuar ju kërkojnë llogari për pikët. Gjatë kohës që janë në shërbim e kanë mendjen te aplikacioni, dhe gjatë kohës që janë këtu, e kanë mendjen për të vënë gjoba ndaj qytetarëve, Drejtori i Policisë Bashkiake nuk ju shkruan policëve në mënyrë direkte, por ju shkruan shefave të divizioneve.

Pra ka shef për çdo polic, i cili më pas ju çon mesazhe secilit prej tyre. Kemi ardhur deri në këtë pikë, ku i indinjuar ai ka shkruar këtë mesazh ku për mendimin tim kushdo që e ka dërguar është ndjerë shumë i ofenduar, edhe për shkak të formës të mesazhit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco