SYRI TV/ Meta takim në Durrës: Çmendurinë e Rilindjes ta ndëshkojmë me votë, 14 maji do të jetë triumfi i opozitës

19:24, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Durrësi ka thënë se çmendurinë e Edi Ramës do ta ndëshkojnë me votë. Gjatë takimit me strukturat e partisë, Meta ka thënë se 14 Maji do të jetë triumfi i opozitës, dhe se qeverisja do të kthehet në duart e qytetarëve.

Syri tv

Më 14 maj do ta ndëshkojmë me votë çmendurinë e Rilindjes. Kështu ka thënë nga Durrësi kryetari i PL Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se pushteti vendor në Durrës në gjithë këto vite ka qenë vetëm në duart e një njeriu, duke shtuar se kjo nuk duhet të vazhdojë, pasi paratë vetëm po vidhen

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka thënë se 14 maji do të jetë triumfi i opozitës.

‘’Dhe 60 ditë ti themi PO ndryshimit…..Çmenduria që ka ndodhur të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë".

Sipas Metës opozita duhet të mobilizohet për ti thënë stop korrupsionit të kësaj qeverie që vetëm grabit, pasi pushteti duhet tu kthehet qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco