Këlliçi: 1.2 mld lekë për sterilizimin e qenve endacakë?! Bashkia i ka vrarë dhe helmuar...

Këlliçi: 1.2 mld lekë për sterilizimin e qenve endacakë?! Bashkia i ka vrarë dhe helmuar...

19:06, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me dashamirësit e katërputroshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

Njoftimin për këtë takim Këlliçi e ka ndarë në faqen e tij në facebook.

Ja postimi:

Një bisedë me dashamirësit e katërputroshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

Bashkia pretendon se ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë lekë në vitet 2016-2019 për sterilizimin e qenve të rrugës. Këto ishin prokurime fiktive, sepse në fakt bashkia aplikon vrasjen, helmimin masiv dhe jo sterilizimin.

Shpenzimi për sterilizimin e një qeni është faturuar abuzivisht deri 8 herë më lart se çmimi i përllogaritur.

Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë!

Masakra do të ndalet!

Mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë.

Jemi njerëz dhe duhet të respektojmë çdo qenie të gjallë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco