SYRI TV/ Inflacioni 7.1%, ekspertët në alarm - Xhepa: Çmimet në Shqipëri, njësoj si në BE

14:49, 09/03/2023
A+ Aa A-

Muaji shkurt ka shënuar një tjetër rritje të ndjeshme të çmimeve. Sipas INSTAT, inflacioni për këtë muaj ishte 7. 1 përqind. Për produktet ushqimore inflacioni përllogaritet në 13. 5 % ndërsa rritje të ndjeshme kanë shënuar çmimet e bulmetit me gati 28 %. Ekspertët e cilësojnë si alarmues këtë rritje, duke parë që shqiptarët shpenzimet më të mëdha i kanë për ushqime.

Nga SYRI TV

Inflacioni në Shqipëri gjatë muajit shkurt ka kapur normën 7.1%, ndërkohë që një vit më parë kjo normë ishte 3.9%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,5%, ndërsa rritje rekord kanë shënuar çmimet e bulmetit me 28%.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa për SYRI TV tregon se inflacioni ka efekt të drejtpërdrejtë tek familjet shqiptare, kjo edhe për faktin se shpenzimet më të mëdha familjet shqiptare i kanë për ushqim.

Sipas ekspertit, çmimet në Shqipëri janë të njëjta ose edhe më të larta se vendet e BE, ndërsa pagat më të ulëta edhe se vendet e rajonit.

Por kjo rritje është edhe më e ndjeshme, pasi familjet shqiptare, shpenzimet më të mëdha i kanë për të siguruar ushqimin, ndryshe nga sa ndodh në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, nëse një familje në Europë shpenzon mesatarisht 12. 4 % për ushqim, në Shqipëri një familje shpenzon 43.6% të totalit për ushqime. Bazuar në këto të dhëna, rritja e çmimeve të ushqimeve ndjehet edhe më shumë për familjet shqiptare, përballë të ardhurave të ulëta.

Gazetar: F. Pasho

Operator: A. Shkalla

Montazhier: L. Islami

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco