SYRI TV/ Logoja e PD rrezikon të mbesë jashtë zgjedhjeve, Celibashi: Dokumentacioni nuk është i plotë

14:40, 09/03/2023
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzon që të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje, bazuar në dokumentet e dorëzuara nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, autorizimi i Lulzim  Bashës është i pavlefshëm, pasi ai nuk mund të delegojë dot postin e kryetarit. Ndaj Celibashi i ka lënë 48 orë kohë grupit Basha-Alibeaj që të paraqesë kërkesën me firmë të Lulzim Bashës si kryetar ose PD nuk do të mund të regjistrohet. Sipas Celibashit, në perceptimin e tij, kryetar i PD është Sali Berisha, por në dokumente rezulton Lulzim Basha.

Nga SYRI TV

Sigla e Partisë Demokratike rrezikon të mbesë jashtë zgjedhjeve vendore të 14 Majit pas zvarritjes në dyert e gjykatave dhe mospranimit të verdiktit të demokratëve për riorganizimin e kësaj force. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot dy dosjet e dorëzuara nga Partia Demokratike e drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha dhe nga përfaqësuesi i dyshes Lulzim Basha- Enkelejd Alibeaj.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Celibashi u shpreh se në përceptimin e tij, Sali Berisha është kryetar i Partisë Demokratike, por në dokumente rezulton ende Lulzim Basha.

E në këtë situatë, Celibashi theksoi se i takon Lulzim Bashës që të paraqesë dokumentet për regjistrimin e partisë në zgjedhje.

Celibashi e cilësoi të parregullt autorizimin e lëshuar nga Basha më 18 mars 2022, e kërkoi që brenda 48 orëve të plotësohen dokumentet dhe të paraqitet kërkesa për regjistrim nga Basha, i cili në 21 mars të vitit 2022 dha dorëheqjen.

Për KQZ-në, pretendimi se Enkelejd Alibeaj është në detyrën e kryetarit të partisë me autorizim të Bashës, është i pavlerë, duke mos njohur asnjë akt të tij në këtë funksion, duke e cilësuar si praktikë të papranueshme.

Për  autorizimin e lëshuar  nga Lulzim Basha për Enkelejd Alibeajn më 18 mars të vitit të shkuar, Ilirjan Celibashi deklaroi se duhet të saktësohet se për cilat zgjedhje është lëshuar, duke ngritur dyshime se ky dokument mund të jetë falsifikuar nga dyshja Basha – Alibeaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco