KQZ regjistron PS dhe PL për zgjedhjet lokale, shqyrtohet kërkesa e PD

KQZ regjistron PS dhe PL për zgjedhjet lokale, shqyrtohet kërkesa e PD

10:56, 09/03/2023
A+ Aa A-

Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka regjistruar Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërsa, kërkesa e Partisë Demokratike për regjistrim është duke u shqyrtuar.

Celibashi u shpreh se do të shqyrtohen kërkesat dhe më pas do të vendoset se kush e ka tagrin për regjistrim.

“Kemi dy kërkesa, një kërkesë vjen nga zoti Sali Berisha, që kërkon regjistrimin dhe një tjetër nga zoti Basha ku kërkohet regjistrimi i Partisë Demokratike. Ne jemi në proces shqyrtimi, ku do të vlerësojmë se kush e ka tagrin për ta paraqitur këtë kërkesë. Nuk është se jemi duke vendosur në këtë moment. Do të dëgjojmë këdo që bën kërkesën për regjistrim”, tha Celibashi.

Ndërkohë, Ledio Nuraj, përfaqësues i Partisë Demokratike, i cili ka dorëzuar kërkesën nga Sali Berisha, u shpreh se kërkesa është bërë sipas Kodit Zgjedhor.

“Jemi pas kërkesës së paraqitur për regjistrim nga Sali Berisha. Na ka mandatuar si përfaqësues të kësaj force politike. Ne kemi depozituar kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale. Kemi depozituar të gjithë dokumentacionin sipas Kodit Zgjedhor. Ndër të tjera, doja të citoja para jush se PD është krijuar që në vitin 1990”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco