Këlliçi: Ne bëjmë takime me qytetarët, Veliaj takohet me administratën

10:52, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vijuar takimet me banorët e Njësisë Nr. 5 në kryeqytet, duke dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre të përditshme.

Këlliçi ka theksuar se në Tiranë janë duke u zhvilluar dy fushata paralele dhe ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas tij është duke zhvilluar takime me administratën dhe jo me qytetarët që i ka harruar.

‘Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten’, shkruan Këlliçi në Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën.

Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve.

Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten. #Njësia5

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco