Kandidati i opozitës Belind Këlliçi viziton çiftin e moshuar: Bashkia ka braktisur të moshuarit

21:35, 08/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka vizituar ditën e sotme një çift të moshuarish. Ata kanë treguar se, kanë dy kalamaj që kanë ikur në Kanada, se nuk e gjenin veten këtu.

Çifti Deliallisi ka treguar se, bashkia i ka braktisur të moshuarit, pasi nuk ka krijuar kushte për ta.

Reagimi i kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi:

Sot shkova t’ia uroj 8 marsin zonjës Viola Deliallisi, e cila jeton me të shoqin Mirush Deliallisi në rrugën "Fortuzi".  Fëmijët e saj, në mungesë të mundësive dhe kushteve dinjitoze të jetës, janë detyruar të emigrojnë.

Brenga që kanë prej largësisë së fëmijëve të tyre rëndohet edhe më shumë nga kushtet e papërshtatshme të lagjes ku banojnë. Si shumë të moshuar të tjerë, ndihen të braktisur prej qeverisjes lokale, e cila merret me fasadat dhe eventet ndërkombëtare por nuk bën asnjë përpjekje për të dhënë shërbime apo për të zgjidhur problemet e tyre të përditshme.

Unë besoj se duhet të kemi një partneritet ndërmjet brezave dhe të tregojmë mirënjohje për kontributin e brezit të tretë.

Bashkia e Tiranës duhet të qeveriset ndryshe dhe të kujdeset në mënyrë të veçantë për të moshuarit, në mënyrë që ata të kenë një jetesë më të qetë, të sigurt dhe të bukur.

Shpërndajeni këtë postim nëse mendoni edhe ju se të moshuarit meritojnë më shumë kujdes e shërbime!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco