‘Tërmeti’/ Pse Kim takoi organizatorin e aktiviteteve të Charles McGonigal?

‘Tërmeti’/ Pse Kim takoi organizatorin e aktiviteteve të Charles McGonigal?

11:03, 08/03/2023
A+ Aa A-

Në kohën kur kryefjala e zhvillimeve politike në vend është monizmi dhe mungesa e pluralizmit, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shfaq në selinë e Partisë Socialiste.

Teksa opozita ankohet se këto zgjedhje do jenë sërish të manipuluara dhe se shkeljet kanë nisur që tani, Kim vendosi të takohej me atë që në opinionin publik njihet si ‘Tërmeti’ i manipulimit të zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për Damian Gjiknurin, Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së.

Por nëse standardi zgjedhor në Shqipëri nuk duket se përbën as shqetësimin më të vogël për Kim, përse zgjodhi ajo të takohej me Gjiknurin?

Ky zhvillim vjen në kohën kur Kim ka zgjedhur të heshtë për skandalin e Charles McGonigal.

Por opozita ka denoncuar publikisht se ajo është e përfshirë në këtë histori, madje kreu i opozitës, Sali Berisha, e ka quajtur atë, një McGonigal me fustan.

Nga ana tjetër, Gjiknuri është ndër personat e rëndësishëm të PS-së që e ka takuar publikisht McGonigal në vend. Ai ka pranuar takimet, ndërsa opozita thotë se Gjiknuri dhe Taulant Balla ishin dy njerëzit që kanë organizuar veprimtaritë kriminale të McGonigal në Shqipëri.

Sipas opozitës, Kim, Rama dhe McGonigal kanë bashkëpunuar për të zhdukur pluralizmin në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco