VIDEO/ Kim rikthehet si guvernatore, takon Gjiknurin në selinë e PS-së

10:47, 08/03/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u bë dy ditë që iu është rikthyer aktiviteteve intensive, pasi ishte zhdukur nga vëmendja e medias që kur shpërtheu skandali Rama-McGonigal.

Pasi mbajti një fjalim në një forum për sigurinë, Kim u filmua sot duke hyrë në selinë rozë.

Burime të SYRI TV thonë se ajo është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes tyre.

Opozita shqiptare ka hedhur akuza të forta ndaj Kim për rolin e saj në shkatërrimin e pluralizmit në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco