Berisha: Kryetari i Komitetit Juridik të Senatit në SHBA foli në mënyrë të posaçme për pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit

Berisha: Kryetari i Komitetit Juridik të Senatit në SHBA foli në mënyrë të posaçme për pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit

18:20, 05/03/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u ndal në vendimin e gjykatës së Apelit për vulën e PD, duke thënë se ai ishte një vendim i Edi Ramës, që siç theksoi Berisha është një hakmarrës primitiv.

“Dy ditë më parë, kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin në ndërhyrjen e tij, u ndal në mënyrë të posaçme në pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit, veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe të gjithë këto ju garantoj se janë vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Tiranë”, tha Berisha.

Berisha: Edi Rama, është në hetim dhe në hetim të thellë. Është kufomë politike dhe asgjë nuk mund të shpëtojë atë, aq sa mund të shpëtojë të korruptuarin e tij, McGonigal. Dy ditë më parë, kryetari i Komitetit Juridik të Senatit të SHBA, demokrati Durbin në ndërhyrjen e tij, u ndal në mënyrë të posaçme në pagesat që janë bërë nga Rama-Duçka, McGonigalit, veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe të gjithë këto ju garantoj se janë vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të zhvilluar në Tiranë. Një publicist i njohur amerikan shkruante dje; Gjyqi i McGonigal duhet të zhvillohet në Tiranë. Kaq e rëndë është dosja e tij. Por nëse McGongial u mor me shkatërrimin e opozitës, shqiptarët janë dëshmitarë se jo më pak se McGonigal dhe Ramgonigal, u mor edhe zonja Kim, ose McGonigali me fustan. Në mënyrën më të paskrupullt  më të turpshme, duke shkelmuar çdo parim, në një vend të lirë, vend partner. Por natyrisht kur shifte ajo veprimtarinë e McGonigalit, nuk kishte se pse të shkelmonte çdo normë dhe parim dhe të ndërhynte dhe të përdorte pushtetin e ambasadës së një vendi të madh dhe mik, kundër opozitës shqiptare.

Të gjitha këto i them sot për të theksuar meritën e jashtëzakonshme të demokratëve që nuk u mposhtën, që qëndruan, që ruajtën të paprekur ndjenjat, admirimin për Amerikën e lirisë, të vlerave, natyrisht kurrë për Gonigalët dhe ata që ngjasojmë me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco