Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha: Ftoj çdo demokrat të dënojë aktin e turpshëm, antikushtetues të Ramës me veglat e tij 'Basha-brava'!

15:35, 04/03/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas vendimit skandaloz dhe të paprecedentë të Gjykatës së Apelit kundër PD, lideri i opozitës Sali Berisha fton demokratët të dënojnë këtë akt të turpshëm dhe antikushtetues. 

Berisha tha pas mbledhjes së Kryesisë së PD se Rama e bëri këtë akt armiqësor duke shfrytëzuar veglat e tij 'Basha-brava'.

"Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava, brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco