Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Bashkëpunëtorët e Ramës në dyert e SPAK

VIDEO/ Meta: S’kisha iluzione, zvarritja e vulës së PD ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës!

VIDEO/ Meta: S’kisha iluzione, zvarritja e vulës së PD ishte regji e mirëmenduar e Edi Ramës!

11:30, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e akuzoi drejtpërsëdrejti Kryeministrin Edi Rama se ishte ai regjisori i atij  vendimi që shpalli dje pas një vizi zvarritje, Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Demokratike. "Vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike mund të mendonte se ishte rastësi", përsëriti Meta dhe e argumentoi mendimin e tij në një takim sot në Vaun e Dejës.

“Nuk mund të rri pa dhënë një mesazh për një akt që ka ndodhur dje, që është akti final i deligjitimit tërësor të pushtetit monist të Edi Ramës, i cili ka detyruar dje tre gjykatës që të shuajnë çdo shpresë për sa i takon kredibilitetit të kësaj drejtësie të dalë nga Rama-Forma. Rama-Forma është shndërrimi i reformës në drejtësi që pritej të sillte më shumë drejtësi për vendin, nga ajo drejtësi sipas Kushtetutës që u bë dhe me 140 vota, në Rama-Forma nëpërmjet kapjes antikushtetuese të drejtësisë.

Nuk kam pasur iluzion unë dje që një vendim i tillë do të vinte sepse vetëm një naiv dhe pa eksperiencë politike mund të mendonte se zvarritja  prej një viti e çështjes së vulës së PD, ishte një rastësi. jo, ishte një regji e mirëmenduar e Edi Ramës.

Vetëm një naiv mund të mendonte se mund të kishte një vendim normal dje, kur kemi parasysh se si u zgjodh Prokurori i Përgjithshëm me 69 vota, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë që e thotë qartë që të paktën 84 vota dhe përmes Prokurorit u ka pi gjithë sistemi i hetimit, që Edi Rama të vjedhë edhe të jetë i pandëshkueshëm deri tani.

Vetëm një naiv mund të mendonte se do të kishim gjykata me kredibilitet kur përmes falsikimeve të Dvoranit të komanduar nga Edi Rama keni parë betimet e gjoja anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek noteri privat te Lana, që shokuan edhe Komisionin e Venecias dhe gjithë botën.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco