Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Këlliçi: Zgjedhjen e kanë bërë qytetarët, nuk ka gjykatë e ambasador që e ndryshon

21:25, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se qytetarët shqiptarë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Këlliçi u shpreh në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, se vendimet nuk ka gjykata apo ambasadorë që i ndryshojnë.

‘Akti i sotëm i atyre gjykatësve sot, është sikur të kenë caktuar Taulant Ballën ose Edi Ramën, kryetar opozite se e kanë ata në dorë tashmë, në mendjen e tyre. Ne zgjedhjen tonë brenda forcës tonë politike e kemi bërë tashmë zgjedhjen tonë dhe nuk e ndryshon dot askush këtë vendim, as gjykatë dhe as ndonjë ambasador.

Emri im në listën e votimit do të jetë përballë Erion Veliajt dhe këtë e kanë zgjedhur ata 8500 demokratë që kanë marrë pjesë në primare.

Duhet të kuptojmë vetëm kaq, se në dy muaj që jam në takime, ecje nëpër Tiranë, shikoj një nevojë akute për ndryshim, një përkrahje të jashtëzakonshme të qytetarëve dhe përballë një miti të rremë që kanë ngritur se, këta janë të fortë.

Por nëse këta janë të fortë për ca i përdorin paratë, e kapin gjykatën, për ca po ja japin vulën dikujt që nuk përfaqëson në PD as minorancën më tashmë. Ky vendim tashmë tregon frikën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt’, u shpreh gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?04/03/2023 01:34

Dakord, mqs qytetarët e paskan bërë zgjedhjen, nëse humb përballë Veliajt, do japë dorëheqjen Belindi nga politika? Qytetarët nuk kanë kohl të humbin me provat e Këlliçit, që hajt se po kandidoj njëherë, dhe po humbi fajin e ka Rilindja dhe Rama.

Shto koment

Denonco