Topalli: Nga sot, opozitën e emëron qeveria. Këto veprime mund të çojnë në përplasje

Topalli: Nga sot, opozitën e emëron qeveria. Këto veprime mund të çojnë në përplasje

20:30, 03/03/2023
A+ Aa A-

Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij.

Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

Reagimi i Jozefina Topallit:

Nga sot, kryetaret e partive i cakton kryetari i Qeverise përmes vendimeve te Gjykatave te tij.

Vendimi i sotëm është vendimi me i zi politik, i marre nen petkun e drejtësisë, i ngjashëm ne thelb me vendimin e gjykatës ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozitës.

Presioni i pushtetit mbi Gjykatën edhe brenda sallës është provokimi me i rende i një opozite qe përpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga sot, opozitën e emëron qeveria.

Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit është ne udhëkryqin e vet me te rrezikshëm.

Dhuna brutale e vendimit te çmendur te tre gjykatësve qafëpërkulur ka vënë në pikëpyetje çdo gjë që kemi arritur në këta 3 dekada.

Vendimi ne fakt ishte paralajmëruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, për turpin e tyre e te atyre qe marrin përsipër këta veprime qe mund te çojnë në përplasje te pakontrolluara te njerëzve.

Nga sot, pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO03/03/2023 20:41

Tash mbetet dhe një këngë e ngjashme me: tradhtarët porsi miu i denon bedri spahiu....

Shto koment

Denonco