Manjani: Sot gjykata ndaloi opozitën të hyjë në zgjedhje, e zëvendësuan me një grusht mercenarësh

Manjani: Sot gjykata ndaloi opozitën të hyjë në zgjedhje, e zëvendësuan me një grusht mercenarësh

20:26, 03/03/2023
A+ Aa A-

Pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit që zhduku pluralizmin në Shqipëri, juristi Ylli Manjani shkruan se, sot u ndalua opozita të hyjë në zgjedhje dhe u zëvendësua me një grusht mercenarësh.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Pra gjykata e pavarur vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur.

Këtë vendim ministrja e jashtme ia kishte njoftuar Serbisë që para 10 ditëve. Shumë vetë më thonin ‘s'është e vërtetë’...  Por, ja ku është fakti!

Tani të na rrojë reforma, se drejtësia ka marrë fund.

Sot është legalizuar një precedent që përmbys regjimin juridik dhe godet shumë rëndë sistemin demokratik.

E kuptoni apo jo!

Kanë vendosur të ndalojnë opozitën më të madhe të konkurrojë në zgjedhje. E zëvendësojnë atë me vendim gjykate dhe me një grusht mercenarësh që mbajnë peng një vulë pa asnjë votë apo strukturë partie!!!

Natën e mirë e të fala edhe palaçove që përfaqësojnë Amerikën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku03/03/2023 23:10

Nuk duhet te merzitemi z. Manjani, i duruari i fituari, thote populli yne i vuajtur, qe eshte duke treguar heroizem duke mbushur bulevardet ne protesta, sa here qe eshte thirrur, me nje pjesmarrje mbreselenese. Nuk dua te shoh fytyrat e demokrateve te merzitura. Ishte nje rezultat i pritur, eshte goditja e fundit e bishtit te gjarperit qe po ngordh!! Populli do ta tregoje veten ne voten qe do te jape me 14 Maj dhe do t'ja ngrije ne fytyre ngerdheshjet rames e kompanise se tij, te cilet jane bere aq te pasur nga vjedhjet, jane gati te blejne tituj fisnikerie per te fshehur prejardhjen shoqerore te tyre! Jam shume optimiste qe do te fitojme me djemte e vajzat qe kemi, vetem duhet te mos demoralizohemi. Le te derdhin shishet e shampanjes per fitoren, te felliqurit, qe cfaredo cmimi ekonomik ose ndonje premtim tjeter te kene marre, jane te mbuluar me turp. Nuk e di se deri ne te satin brez te trashegimtareve, do t'ju permendet turpi dhe tradhetia qe kane bere kunder popullit dhe atdheut te tyre!! Vec nuk duhet te harrojne se cdo veprim i joni ka nje cmim. "NON PASERAN" i nderuar z. Manjani!!

Gj03/03/2023 20:53

Si shumë pa fre e ke të folurën...por mos u mërzit se edhe mendimet do të t'i kontrollojmë së shpejti..!!!

Shto koment

Denonco