Berisha: PD më e fuqishme se kurrë, forumet do të marrin vendimet e duhura për të vazhduar misionin

Berisha: PD më e fuqishme se kurrë, forumet do të marrin vendimet e duhura për të vazhduar misionin

19:56, 03/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit që zhduku pluralizmin në Shqipëri, është shprehur se PD-ja është më e fuqishme se kurrë.

Kryedemokrati deklaroi nga selia blu, se brenda pak ditësh forumet e PD-së do të marrin vendimet e duhura ëpr të vazhduar misionin e saj.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi.

Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim.

PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme.

Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi04/03/2023 08:53

Po çfarë fuqie mo aman dilni berr berr nja dy ore dhe mbaroi protesta! Po nuk pati ngritje masive dhe me dhune nuk rrezohet i gjati

Shto koment

Denonco