Ndërtesat 50-vjeçare, inxhinieri: Auditimi teknik sipas tipologjisë, jo moshës. Pronarët pa zgjidhje!

17:30, 02/03/2023
A+ Aa A-

Projekt vendimi për ndërtimet që janë ngritur para më shumë se 50 vitesh dhe do t’i nënshtrohen një procesi të Auditimit Teknik për të vendosur për shembjen e tyre, shihet me sy kritik nga ekspertët. Në një intervistë për Syri Tv inxhinieri i ndërtimit Markel Baballëku, tregon mangësitë e pr/vendimit. 

SYRI TV

Projekt-vendimi i qeverisë i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për ndërtimet që janë ngritur para më shumë se 50 vitesh, të cilat do i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të Auditimit Teknik e më tej do të vlerësohet për riparim apo shembje të tyre, shihet me sy kritik nga ekspertët të cilët vërjnë mangësi në mënyrën e formulimit të tij.

 

“Jo domosdoshmerisht mosha është parametri për të gjykuar nese nje ndërtese është e cenueshme, e perballon apo jo një tërmet. Ndërtesat qe i perkasin viteve 60-70 do thosha kane materiale me cilesore sesa ndërtime të kryera midis viteve 70-2000. Sot parametrat qe merren në konsiderate lidhen me ato qe jane evidentuar si tipologji te cenueshme ne territor. Une do te vecoja ndertimet informale. Duhet bazuar ne nje seri kriteresh per te mos krijuar abuzivitet. Gjeja e pare qe mund te shihet eshte per tu prishur. Jo, nuk mund te prishen ndertesat sepse ka nje parameter qe ne na krijohet pershtypja se duhet keshtu. Duhet te jene nje seri parametrash te certifikuar per te thene qe kjo ndertese duhet te hyje ne aktekspertize e me tej per te trajtuar gjendjen. Parimi i VKM nuk eshte per te prishur, por te nderyhje per te rritur shkallen e sigurise sizmike. Nese vkm ka per fokus prishjen, atehere eshte nje dokument qe nuk ka asnje lloj vlere.”

Markel Baballëku, inxhinier ndërtimi

Sipas ekspertëve, edhe numri i ekspertëve për kryerjen e aktekspertizave të thelluara, është i kufizuar.

“Per fat te keq ne Shqiperi nuk ka ekzistuar nje ligj per te kryer vleresime apo akt ekspertiza te thelluara ne te tilla tipologji. Pra ne kemi pasur vakum. I vetmi dokument teknik qe ka hyre ne fuqi per te kryer këto vleresime i perket 2020, pra vkm per ndertesat e demtuara nga termeti. Numri i eksperteve me njohuri te thelluara per te kryer këto aktekspertiza eshte i kufizuar”.

Markel Baballëku, inxhinier ndërtimi

Një mangësi e theksuar e këtij pr.vendimi, është mospërfshirja e pronarëve aktualë të ndërtesave, për t’u ofruar një zgjidhje për strehimin.

“Shoqeria nuk mund te marre persiper ne menyre automatike kostot e individeve apo zoteruesve te vecante te pronave. Ne kete rast as vete Bashkia apo kush do institucion qofte, nuk mund ti dalë zot ndertesave private. Këto ndertesa shteti mund ti suportoje permes nje projekti apo trajtave te ndryshme per ti nxitur te kryejne aktekspertizen ose nderhyrjen. Kjo nuk eshte nje kosto e vogel dhe duhet pare si duhet menaxhuar, nuk mundet ta mbuloje bashkia kete kosto”.

Markel Baballëku, inxhinier ndërtimi

Referuar të dhënave nga INSTAT, janë rreth 122 mijë ndërtesa në Shqipëri që preken nga vendimi i qeverisë për auditimin teknik.

Rreth 44 mijë prej tyre janë të ndërtuara përpara vitit 1960 dhe rreth 78 mijë të tjera janë ndërtuar në periudhën 1961-1980. Me projekt vendimin në fjalë, fati i këtyre ndërtesave që përdoren për banim varet nga Instituti i Ndërtimit.

Gazetare: Fjona Çela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco