Vokshi: Lakmia e babëzia, ashtu si për McGonigal, do të jenë fundi i Edi Ramës

17:37, 02/03/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Albana Vokshi teksa ka marrë fjalën në Kuvend ka deklaruar se Edi Ramën nga gjithë kjo babëzi për abuzim e pret i njëjti fat si i Mc Gonigal.

Vokshi është shprehur se sipas organizmave ndërkombëtarë, nëpërmjet korrupsionit dhe vjedhjeve Rama është shpallur si një ndër politikanët më të pasur.

Lakmia, ka thënë Le Monde dhe jo opozita, ishte dhe fundi i Mc Gonigal. Lakmia deri në babëzi do të jetë dhe fundi i Edi Ramës, mikut dhe ortakut të Mc Gonigal që sot është në burg. Edhe Edi Ramën i njëjti fat e pret. Qeverisja e gjatë e Edi Ramës  fillimisht, në Bashkinë e Tiranës edhe tani në qeverisje, është histori e gjatë abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik dhe financiar personal.

Edi Rama, është njëri prej politikanëve më të pasur dhe nuk e  thotë opozita por e thonë organizma ndërkombëtarë. Edhe marrëdhënia e Edi Rsmës më Mc Gonigal është histori korruptimi që qartëson për çdo shqiptar dhe çdo ndërkombëtarë skemën sesi ka qeverisur Edi Rama në këto vite. Prej nëntë vitesh arritja më e madhe e kësaj qeverisjeje është shpopullimi. Nuk funksionon demokracia. Ikin sepse zgjedhjet blihen nga Edi Rama, kërcënohen, shantazhohen, devijohen nëpërmjet sistemit të patronazhistëve, perfeksionuar tani me sistemin e aktivistëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco