Meta: 14 Maji do të jetë dita e ndryshimit të madh për Kukësin

Meta: 14 Maji do të jetë dita e ndryshimit të madh për Kukësin

11:35, 26/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë më parë ishte në Kukës ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë dhe i pranishëm ishte edhe kandidati i opozitës për bashkinë, doktor Admir Sinamati.

Gjatë këtij takimi, Meta u shpreh se në Kukës do të shënohet fitorja më e thellë e opozitës në të gjithë Shqipërinë.

‘14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre!

#PartiaLirise #AdmirSinamati #Kukes #Fitore #NdryshimMeCdoCmim’, shkruan Meta në një postim të tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Patatja e nxeht, vula e PD26/02/2023 16:16

Po pra, 14 maji do jetë dita e ndryshimit për Kukësin. Më në fund patatet e Kukësit do jenë të lira fare, si partia e Likes. Patatja do bëhet edhe bukë edhe gjellë. S'do ketë më varfëri. Drogaxhinjtë e Kukësit që rrinë në Londër do kthehen në atdhe dhe do bëhen fermerë. Do kultivohet edhe një kulturl e re bujqësore e quajtur patashash, një shartim i patates me hashashin.

Shto koment

Denonco