Pritet të bëhet publike sot, çfarë letre i dërguan Vuçiqit, Macron, Scholz e Meloni për takimin me Kurtin

Pritet të bëhet publike sot, çfarë letre i dërguan Vuçiqit, Macron, Scholz e Meloni për takimin me Kurtin

08:32, 26/02/2023
A+ Aa A-

Ashtu siç është bërë me dije pritet që ditën e hënë të jetë takimi vendimtar mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel lidhje me pranimin e propozimit të BE që ka edhe mbështetjen e SHBA për rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Siç u raportua në prag të këtij takimi, presidentit të Serbisë i kanë shkruar tre liderë të rëndësishëm, evropian, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

Sipas RTS, në në presidencën serbe ka arritur një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por se sipas RTS-së, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco