Ironia e Dylgjerit: Ku është Musa Ulqini?! Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla

Ironia e Dylgjerit: Ku është Musa Ulqini?! Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla

11:53, 25/02/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Dylgjeri

Ku është ish-kryetari i PS-së së Tiranes, ish-Ministri i Informacionit, ish-deputeti i Tiranës, ish-socialisti që hante hekur me dhëmbë për lirinë, për drejtësinë, për barazinë, për të drejtën shoqërore, për lavatriçen që do të lante njollat e pista të familjes... europiane?

Nuk është!

Ku janë të urtët?

Ku janë ish-at?

Ku janë 1-shat?

Ku është Ruçi?

Ku është Kuçi i tytës?

Ku është X-i?

Është, thonë, këshilltar pranë ministres së Arsimit, është në borde, është në billboarde!

Ka mbaruar gjithçka këtu miq, s’ka me përfaqësues të së majtës, sepse mungon jo vetëm  Musai, po nuk është as Pandi, as Fatmiri, as me i miri!

Sot me ju është Balla, Gugalla dhe McGonigalla.

“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,

të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,

gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!”

Socialiste pa nam e nishan!

Votojeni prapë barakën që quhet: Parti Socialiste!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco